Barcelona e pëlqen Caion

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe këtë tashmë të gjithë e dinë. Dhe, objektivi i fundit i gjigantit katalunas duket të jetë mbrojtësi Rodrigo Caio.

Sport

21/07/2014 01:22

Barcelona nuk po arrin assesi ta gjejë qendërmbrojtësin e duhur, të cilit mund t’ia besojë këtë pozitë për sezonin tjetër.

Pas pensionimit të Carles Puyol, gjiganti katalunas është vënë në kërkim të një futbollisti që mund të luajë përkrah Gerard Pique në zemër të mbrojtjes.

Deri tash janë përmendur më së shumti emrat e Hummels, Mathieu e Blind, por objektivi i radhës i klubit nga Camp Nou është një brazilian.

Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Rodrigo Caio, i cili aktualisht luan në Sao Paolo. Sipas ‘Catalunya Radio’, sekretari teknik i Blaugrana, Albert Valentín ka qëndruar në Amerikën e Jugut për ta parë nga afër lojtarin.