Barcelona e mëson çmimin e Mohamed Salah

Nëse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me ndonjë lojtar të Liverpoolit deri në vitin 2021, do të duhet të paguajnë më shumë se sa është vlera në treg.

Sport

22/11/2018 12:32

E gjithë kjo vjen pas marrëveshjes së dy klubeve të arritura, kur katalanasit mbyllën marrëveshjen për transferimin e Philippe Coutinhos.

Kjo marrëveshje është zbuluar nga Cadea Ser, që thotë se Barcelona duhet të paguajë 100 milionë euro më shumë Liverpoolit se sa vlera në treg e lojtarit deri në vitin 2021.

Kjo marrëveshje e ka rritur dukshëm çmimin e Mohamed Salah për Barcelonën.

Nëse katalanët  dëshirojnë transferimin e yllit egjiptian, duhet t’i paguajnë Liverpoolit 250 milionë euro.

150 milionë të kësaj shume shkojnë për çmimin e lojtarit që i ka vendosur Liverpool, dhe 100 milionë tjera për marrëveshjen e arritur në rastin e transferimit të Coutinhos./Lajmi.net/