Barcelona e konfirmon shumën e paguar për Gomes dhe klauzolën e largimit

Barcelona e ka konfirmuar se Andre Gomes do të prezantohet të mërkurën.

Sport

25/07/2016 15:38

Mesfushori portugez, Andre Gomes, do të prezantohet para publikut katalunas të mërkurën nga ora 12:30.

Shuma e kalimit të tij në “Camp Nou” nga Valencia është 35 milionë euro plus 20 milionë eruro bonuse, varësisht nga sukseset e futbollistit.

Por, në rast se Gomes e fiton “Topin e Artë”, Barcelona do t’ia paguajë edhe 15 milionë euro të tjera “Lakuriqëve”.

Kaluzola e largimit të tij do të jetë 100 milionë euro, përcjell Lajmi.net nga faqja zyrtare e klubit spanjoll.