Barcelona e konfirmon Martinon

E ardhmja e Gerardo Martinos në krye të Barcelonës nuk është vënë në dyshim asnjëherë. Për këtë ka siguruar presidenti aktual i gjigantit katalunas, Josep Maria Bartomeu, i cili siguroi se trajneri argjentinas nuk është në rrezik dhe se do të vazhdojë të drejtojë Lionel Messin me shokë për një periudhë afatgjate. “Jemi mjaft të…

Sport

27/02/2014 15:00

E ardhmja e Gerardo Martinos në krye të Barcelonës nuk është vënë në dyshim asnjëherë.

Për këtë ka siguruar presidenti aktual i gjigantit katalunas, Josep Maria Bartomeu, i cili siguroi se trajneri argjentinas nuk është në rrezik dhe se do të vazhdojë të drejtojë Lionel Messin me shokë për një periudhë afatgjate.

“Jemi mjaft të lumtur që e kemi Martinon. Nuk po mendojmë për një largim të tij eventual. Duam ta vazhdojmë kontratën për një tjetër sezon”, deklaroi kryetari i ri i klubit nga Camp Nou.

Sa i përket edicionit aktual, ai ndihet optimist se Barça do ta ketë një sezon të suksesshëm. “Sezoni? Jam optimist. La Liga nuk fitohet në shkurt dhe ekipi ynë e ka demonstruar se mund t’i arrijë të gjitha finalet”, vazhdoi ai.

Barcelona pësoi humbje javën e kaluar nga Real Sociedadi me rezultat 3:1, duke mbetur tri pikë prapa liderit Real Madrid, i cili nuk di të ndalet.