Barcelona e ka gjetur Xavin e ri

Barcelona barazoi mbrëmë ndaj Valencias, 1:1.

Sport

08/10/2018 08:02

Skuadra katalonase që katër xhiro nuk ka arritur ta shijoj fitoren në LaLiga, por që kishte një performancë brilante.

Barcelona i dha disa minuta Arthur Melo, e që në çdo ndeshje po tregon se mund të bëhet një lojtar i rëndësisë së madhe, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori brazilian arriti që të bëjë një paraqitje tejet të mirë, duke e bërë Ernesto Valverden që të mendoj për minutazhën e tij.

Në Spanjë, Melon kanë filluar ta krahasojnë me Xavi Hernandez, pasi stili i tij i njëjtë, i bënë paksa të ngjashëm. /Lajmi.net/