Barcelona e gatshme ta shet yllin e madh te Man Utd

Philippe Coutinho po shihet te Bracelona si transferim i dështuar.

Sport

10/01/2019 09:02

Barcelona pagoi 160 milionë euro për transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpool, por deri më tani nuk ka parë asgjë të veçantë nga ai.

Skuadra katalonase është e dëshpëruar me formën e brazilianit, pas një viti të transferimit të tij në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Barcelona është e gatshme ta shet Coutinhon, por që shpreson t’i marrë së paku 120 milionë euro nga shitja e tij.

Manchester United thuhet se është i interesuar në transferimin e brazilianit, por ky transferim mund të realizohet vetëm në verën e këtij viti. /Lajmi.net/