Barcelona e gatshme për Realin

Marc Bartra insiston se Barcelona është e gatshme për përballjen me Real Madridin, pas fitores së thellë 7:0 ndaj Osasunas mbrëmë. Gjiganti katalunas e riktheu formën në dy ndeshjet e fundit, pas paraqitjeve të zbehta ndaj Sociedad e Valladolid, por Bartra ndien se Barça e demonstroi në fundjavë se nuk ka vend për brengosje. “Ne…

Sport

17/03/2014 14:00

Marc Bartra insiston se Barcelona është e gatshme për përballjen me Real Madridin, pas fitores së thellë 7:0 ndaj Osasunas mbrëmë.

Gjiganti katalunas e riktheu formën në dy ndeshjet e fundit, pas paraqitjeve të zbehta ndaj

Sociedad e Valladolid, por Bartra ndien se Barça e demonstroi në fundjavë se nuk ka vend për brengosje.

“Ne jemi në formën e duhur para ndeshjes me Realin. Jam mjaft i kënaqur me mënyrën se si po luan ekipi. Ne jemi aty ku duhej të ishim. Në këto ndeshje, duhet t’i tregosh rivalit se ai nuk ka shans”, deklaroi mbrojtësi spanjoll për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Jemi të vetëdijshëm se fitorja ndaj Osasunës do na japë qetësi përpara El Clasicos, por ne nuk duhet ta humbim fokusin. Jemi në garë për titull në La Liga. Do të mundohemi ta mposhtim Realin”, vazhdoi ai.

Qendërmbrojtësi e lavdëroi më pas edhe Lionel Messin, i cili shënoi tre gola kundër Osasunës. “Leo është spektakolar. Nuk kam fjalë, pasi ai çdo ditë thyen rekorde”, përfundoi Bartra.