Barcelona e dëshiron lojtarin e Liverpoolit

Një tjetër mbrojtës është futur në listën e Barcelonës.

Sport

17/10/2018 12:34

Barcelona dëshiron ta forcoj fazën defanzive në afatin e janarit, ku tashmë ka disa emra.

Skuadra katalonase është duke planifikuar që ta transferoj Dejan Lovrenin nga Liverpooli, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi kroat nuk po luan standard te skuadra angleze, andaj është i gatshëm që të largohet.

Barcelona dëshiron që urgjentisht ta transferoj një mbrojtës, andaj në listë ka edhe Alderëireldin e Tottenhamit dhe Upamecanon e RB Leipzigut. /Lajmi.net/