Barcelona e çon Olazabalin në Granada

Barcelona e ka liruar portierin Oier Olazabal, i cili u transferua në Granada. Në rast të një shitjeje në të ardhmen të portierit, gjiganti katalunas do të përfitojë.

Sport

12/07/2014 10:33

Barcelona u përforcua gjatë kësaj vere me portierët Ter Stegen e Bravo, duke i zëvendësuar të larguarit Valdes e Pinto.

Kjo ka bërë që portieri i ri Oier Olazabal të mos ketë vend tek gjiganti katalunas, i cili vendosi ta lirojë atë.

Dhe, portieri i lindur në vitin 1989 u transferua te Granada. Në bazë të marrëveshjes, gjiganti katalunas do të përfitojë në aspektin ekonomik, në rast se Granada e shet këtë portier perspektiv.