Barcelona dorëzohet për Pogba?

Transferimi i shumë përfolur i Paul Pogba drejt Barçës siç duket nuk do të ndodhë.

Sport

15/08/2018 16:36

Drejtori Ariedo Braida është shprehur se Barcelona ka ndalur tentativat për transferimin e Paul Pogba.

Francezi ka ende 3 vite kontratë me skaudren e Manchester, por, gjatë afatit kalimtar është folur shumë rreth një kalimi të 25 vjecarit në drejtim të Camp Nou.

Gjithashtu, Pogba ka dhënë disa sinjale pakënaqësie me skuadrën e United, mirëpo, Braida ka përjashtuar mundësinë e një oferte gjatë këtij afati kalimtar për fituesin e Kupës së Botës.