Barcelona do të vazhdojë përforcimet

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet. Pavarësisht përforcimeve të deritashme përfshirë Luis Suarezin, presidenti Josep Maria Bartomeu ka paralajmëruar se klubi do të bëjë blerje të tjera.

Sport

12/07/2014 18:02

Barcelona është e gatshme të realizojë përforcime të tjera. Pas blerjes së Ter Stegen, Claudio Bravo, Ivan Rakitic e Luis Suarez, gjiganti katalan nuk e ka ndërmend të ndalet.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Josep Maria Bartomeu.

“Do të mundohemi të përmbushim kërkesat e Luis Enriques duke blerë futbollistë të tjerë”, deklaroi kreu i klubit për “Marca.com”.

Kurse, sa i përket Luis Suarezit, Bartomeu shtoi: “Me Luisin jemi përforcuar. Do t’i ndihmojmë atij dhe familjes së tij që të ambientohen”.

“Suspendimi? E ka pranuar gabimin që ka bërë dhe ne do t’i japim ndihmë për ta rikthyer në fushën e lojës”, u shpreh ai.