‘Barcelona do ta fitojë Ligën e Kampionëve’

Barcelona do të jetë skuadra që do të triumfojë në Ligën e Kampionëve gjatë këtij sezoni, gjithnjë sipas një sondazhi të bërë nga Goal.com

Sport

15/09/2014 20:32

Goal.com është njëra ndër faqet më të njohura në botë për lajmet rreth sportit. Sipas një sondazhi të krijuar nga kjo faqe, Barcelona do të jetë skuadra që do të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve në këtë sezon.

Barcelona ka fituar plotë 25.6% (4348 vota) të votave, për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian. Pas tyre është skuadra angleze Chelsea me përqindje të njëjtë të votave, mirëpo skuadra e Jose Mourinhos ka vetëm një pikë më pak se Barcelona, 4347.

Real Madridi renditet në vendin e tretë të këtij sondazhi me 13.2% të votave, ndërsa fituesi i këtij trofeu në vitin 2013, Bayern Munich është në vendin e katërt më 11%.

Pas Bayernit vijojnë skuadra tjera si: Arsenali 7.1%, Juventusi 5.5% dhe Atletico Madridi 3.1%.