Barcelona dhe Reali e kërkuan Granit Xhakën

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka, ka konfirmuar se Arsenali nuk ishte skuadra e vetme e interesuar për mesfushorin shqiptar.

Sport

11/07/2016 21:40

Para se ta kompletonte transferimin në Arsenal, Granit Xhaka kishte ofertë nga Barcelona, ndërsa ai ishte kontaktuar edhe nga Real Madridi.

Këtë e ka konfirmuar babai i futbollistit, Ragip Xhaka, në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kishim oferta edhe nga Barcelona, kemi pas kontakte edhe nga Real Madridi. Ka qenë oferta marramendëse e Arsenalit dhe është lojtari i tretë dhe shumë e kalimit të tij është 50 milionë euro”, ishin fjalët e Xhakës.