Barcelona dhe Reali, dorë për dore

Edhe pse janë rivalë të përjetshëm dhe mes vete kanë kaluar shumë beteja dhe sonte i pret një e re, Real Madrid dhe Barcelona sjellin shembull të vlerave sportive. Presidentët e klubeve janë fotografuar së bashku.

Sport

16/04/2014 17:34

Edhe pse ndajnë një rivalitet të ashpër, Barcelona dhe Real Madrid dinë të japin shembull për vlera sportive.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll ndeshen sonte në finalen e Copa del Rey, garë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Tifozët e Realit dhe ata të Barcelonës urrehen jashtëzakonisht shumë mes vete pasi kanë një histori të pasur me beteja të ndryshme.

Njësoj vlen edhe për futbollistët në fushë që edhe pse mund të jenë reprezentues në një Kombëtare të caktuar, në fushë nuk njihen mes vete.

Mirëpo, në fund të fundit prapë dueli sjell vlera sportive e që janë konfirmuar edhe kësaj radhe me paraqitjen e dy presidentëve Florentino Perez dhe Jose Maria Bartomeu.

Kreu i Realit dhe ai i Barcelonës kanë bërë një paraqitje të përbashkët para gazetarëve duke u fotografuar derisa ia shtrëngojnë dorën njëri tjetrit.

Shembull, s’ka diskutim.