Barcelona dhe Real Madrid të zhvillojnë nga një ndeshje të sezonit në Amerikë?

La Liga ka arritur një marrëveshje në lexim të parë paksa të çuditshme.

Sport

16/08/2018 18:05

Udhëheqësit e Ligës Spanjolle kanë arritur një akord me organizatorët e “International Champions Cup” që për cdo sezonë, Barca dhe Real të udhëtojnë për nga një ndeshje në Amerikë apo në Kanada. Datat dhe lokacionet janë ende të pa caktuara.

Javier Tebas ka deklaruar ”Kjo lidhje unike do të krijojë  mundësi  të reja për fansat e futbollit në Amerikë dhe Kanadë. Do t’iu jepët mundësia ti ndjejnë pasionet dhe emocionet e futbollit të një leveli më të lartë të futbollit”. Më tej presidenti ka shtuar “ Jemi të lumtur që ta rrisim pasionin për futbollin në cdo pjesë të botës”, raporton “ The Sun”.

Kjo marrëveshje duket se u ka pëlqyer audiencës amerikane. /Lajmi.net/