Barcelona dhe Real Madrid në garë për shërbimet e Lozano

Dy gjigantët e La Liga, Barcelona dhe Real Madrid, janë në kërkim të shërbimeve të anësorit meksikan, Hirving Lozano.

Sport

31/08/2018 17:19

Lozano aktualisht paraqitet me skuadrën e PSV Eindhoven. 23 vjeçari shkëlqeu në kampionatin botëror me Meksikën, gjë që tërhoqi vëmendjen e gjigantëve të futbollit.

Barcelona është qysh moti në kërkim të lojtarit. Sipas “Don Balon”, kalimi i lojtarit në Spanjë mund të bëhet qysh në janar.

Gjithashtu raportimet e fundit bëjnë të ditur se edhe madrilenët janë të gatshëm të futen në garë për shërbimet e lojtarit.

Barca do të ketë punë me Lozanon edhe në fazën e grupeve në LK pasi u shortua në të njëjtin grup me PSV. /Lajmi.net/