Barcelona dhe Man City marrin lajmin e fundit për De Ligt

Njëri nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, Matthijs De Ligt, është kthyer në shënjestrën kryesore të gjigantëve evropian.

Sport

17/12/2018 16:21

Barcelona dhe Manchester City janë dy skuadrat që po e kërkojnë me ngulm mbrojtësin holandez.

Së fundmi, skuadrat janë informuar nga Edwin Van der Sar se Ajax nuk e ka ndërmend ta largoj lojtarin në afatin e transfereve të janarit.

“Jo, jo, jo. Është një jo. Nuk do të shesim asnjë lojtar në gjysmë të sezonit. Në asnjë mënyrë” ishin fjalët e ish portierit të Man Utd për “ESPN FC”, transmeton lajmi.net.

“Nëse do të kishim probleme financiare do ta shqyrtonim, por ne nuk kemi ndonjë problem” ka shtuar legjenda holandeze.

Kujtojmë se në garë për shërbimet e lojtarit janë edhe kampionët e Serie A, Juventus.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i De Ligt, nëse jo në janar, gjatë verës së ardhshme. /Lajmi.net/