Barcelona dështon ndaj Getafes

Barcelona ka dështuar të fitojë në udhëtim te skuadra e Getafes, pasi është ndalur në barazim pa gola, duke e vënë në dyshim kështu formën e saj në këtë sezon.

Sport

13/12/2014 17:52

Pjesa e parë kaloi në dominimin e Barcelonës, mirëpo mbrojtja e mirë e vendasve bëri që Blaugranët të mos shënojnë gol.

Në të njëjtën mënyrë kaloi dhe pjesa e dytë, dhe kështu Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim pa gola te Getafe.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është në kuotën e 35 pikëve, katër më pak se Real Madridi që është lider i La Ligas.