Real Madrid – Atletico Madrid, ky është reazultati që dëshiron Barcelona

Barcelona ka një dëshirë të caktuar për rezultatin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Sport

27/02/2016 09:38

Barcelona dëshiron që dueli mes Real Madridit dhe Atletico Madridit të mbyllet në barazim.

Gjiganti katalan kryeson në La Ligë me tetë pikë më tepër se Atletico, dhe nëntë më shumë se Reali.

Andaj, futbollistët e skuadrës nga Camp Nou dëshirojnë që derbi i Madridit sot të mbyllet në barazim, dhe me një fitore të tyre ndaj Sevillas të dielën, ata të shkëputen edhe më tepër në krye të La Ligës, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Gerard Pique po ashtu ka pranuar se do të dëshironte që ndeshja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit të përfundojë në barazim.