Barcelona – Coutinho, lajm i madh nga Spanja

Barcelona ka filluar përpjekjet e reja për blerjen e Philippe Coutinhos, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

28/12/2017 09:30

Barcelona është nisur në ‘sulm’ të ri për blerjen e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi nga Camp Nou nuk është dorëzuar në shpresë për transferimin e sulmuesit brazilian.

Barcelona ka filluar përpjekjet e reja për blerjen e Coutinhos, gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Coutinho spekulohet se dëshiron të nënshkruajë me ekipin “Blaugrana”, që shfaqi interesim për blerjen e tij edhe para fillimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/