Barcelona blindon Mascheranon

Barcelona ka njoftuar se Javier Mascherano do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën e tij të re që do ta mbajë në Camp Nou deri në verën e vitit 2018.

Sport

16/08/2014 13:28

Barcelona ka bërë të ditur se Javier Mascherano do të nënshkruajë kontratë të re në klub deri më 30 qershor, 2018.

Marrëveshja për vazhdimin e qëndrimit të reprezentuesit argjentinas në Camp Nou ishte realizuar para fillimit të Kampionatit botëror por do të zyrtarizohet të më 26 gusht.

Kontrata e re do të përfshirë një dëmshpërblim të caktuar në 100 milionë euro.

Mascherano iu bashkua ekipit gjatë javës së parë të gushtit së bashku me futbollistët e tjerë që u rikthyen më vonë nga Kampionati botëror dhe pritet të luajë të hënën mbrëma kundër Club Leon në Joan Gamber Trophy.