Barcelona bën diçka fantastike për Chapecoense (FOTO)

Barcelona është e gatshme të ftojë ekipin brazilian Chapecoense që të takohen në kuadër të edicionit të ardhshëm të Trofeo Joan Gamber 2017.

Sport

08/12/2016 12:44

Barcelona ka vazhduar mbështetjen për ekipin brazilian Chapecoense, viktimë e tragjedisë ajrore që la të vdekur shumicën e anëtarëve të skuadrës në Kolumbi, më 28 nëntor.

Gjiganti katalan është i gatshëm t’i bëjë ftesë Chapecoenses që të marrë pjesë në Trofeo Joan Gamber, në gusht të vitit 2017, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Trofeu i organizuar nga Barcelona mund ta ketë për kundërshtar të ardhshëm Chapecoensen, ekip që pas tragjedisë së rëndë është mbështetur anembanë botës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.