Barcelona befason tifozët me transferimin e sulmuesit të ri (FOTO)

Barcelona kërkon një tjetër përforcim nga Bundesliga.

Sport

29/09/2017 10:46

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Leipzigut, Timo Werner.

“Mundo Deportivo” raporton se gjiganti katalan pëlqen reprezentuesin gjerman i cili ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje gjatë këtij sezoni në Bundesligë.

Werner është objektiv edhe i kampionit të Bundesligës, Bayern Munich, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Barcelona kërkon një tjetër përforcim nga Bundesliga, mesfushorin e Schalke 04, Leon Gotezka. /Lajmi.net/