Barcelona befason tifozët me trajnerin e ri (FOTO)

Barcelona ka një emër të befasishëm për postin e trajnerit nga sezoni i ardhshëm.

Sport

15/03/2017 11:38

Sipas të përditshmes sportive katallane, “Sport”, ndihmësi i Luis Enriques, Juan Carlos Unzue pritet ta marrë drejtimin e Barcelonës.

Unzue, i cili ka qenë edhe asistent te Celtic, është pjesë e Barcelonës nga vitin 2014, dhe e një shumë mirë filozofinë e gjigantit katalan, përcjell “lajmi.net”.

Por, kandidat të mundshëm për ta drejtuar Barcelonën janë edhe Ernesto Valverde (Athletic Bilbao), Ronald Koeman (Everton) dhe Jorge Sampaoli (Sevilla).  /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6