Barcelona befason të gjithë me vendimin e fundit

Paco Alcacer nuk ka lënë gjurmët e pritura te skuadra nga Camp Nou.

Sport

29/09/2017 12:00

Në gushtin e vitit 2016, nënshkroi për pesë vite me Barcelonën që pagoi 30 milionë euro te Valencia për transferimin e tij.

Por, Paco Alcacer nuk ka lënë gjurmët e pritura te skuadra nga Camp Nou.

I bllokuar nga formcioni bazë nga Luis Suarez, Alcacer nuk zë vend në ekipin titullar as pas shitjes së Neymarit në Paris Saint-Germain.

Megjithatë, Mundo Deportivo raporton se Barcelona nuk dëshiron ta shesë gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Klubi katalan preferon të mos rrezikojë numerikisht në ekip duke pritur që shitjen e tij ta realizojë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/