Barcelona befason me vendimin për Hazardin

Barcelona nuk dëshiron të realizojë një marrëveshje të kushtueshme për Eden Hazardin.

Sport

11/07/2018 09:53

Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga interesimi për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard.

“Mundo Deportivo” ka mohuar spekulimet në lidhje me kalimin e yllit belg te skuadra nga Camp Nou.

Barcelona nuk dëshiron të realizojë një marrëveshje të kushtueshme, duke qenë se ka edhe Philippe Coutinhon që luan në pozitë të njëjtë, përcjell “lajmi.net”.

Hazard kërkohet edhe nga klubi tjetër i madh nga La Liga, Real Madrid. /Lajmi.net/