Barcelona befason me përforcimin e ri

Klauzola e mesfushorit brazilian është 50 milionë euro por Barcelona synon ta mbyllë këtë operacion me 20 mln euro plus bonuse.

Sport

28/11/2017 10:48

Barcelona kërkon një qendërmesfushor për merkaton e janarit dhe mes shumë emrave në klubet e Europës, për katalanasit shfaqet ideja e talentit Arthur.

Lojtari 21-vjeçar aktivizohet në Brazil me Gremion dhe ka një kontratë deri në vitin 2021 ndërsa është vëzhguar disa herë nga emisarët blaugrana.

Klauzola e mesfushorit brazilian është 50 milionë euro por Barcelona synon ta mbyllë këtë operacion me 20 mln euro plus bonuse në bazë të performancës që do të bëjë lojtari.