Barcelona befason me përforcim nga Bundesliga (FOTO)

Barcelona pret një përforcim nga Bundesliga.

Sport

20/09/2017 14:46

Barcelona kërkon një përforcim nga Bundesliga.

Klubi katalan është i interesuar për blerjen e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka.

“Sport Bild” raporton se skuadra nga Camp Nou dëshiron angazhimin e yllit gjerman i cili ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me klubin nga Bundesliga, përcjell “lajmi.net”.

Goretzka kërkohet edhe nga Bayern Munich.

Por, Barcelona beson se mund ta fitojë garën për ta sjell në Camp Nou. /Lajmi.net/