Barcelona befason me dy transferime, i kushtojnë 130 milionë euro

Dy lojtarë të talentuar të Ajaxit mund të transferohen te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

11/10/2018 11:42

Barcelona po synon të forcojë skuadrën verën e ardhshme me dy talentët e Ajaxit, Frenkie Jong dhe Matthijs de Ligt.

Këta dy lojtarë janë në vëzhgim të Barcelonës që disa muaj, raporton ‘Sport.es’, përcjell ‘lajmi.net’.

Ky operacion nga kjo media nuk shihet as i lehtë e as i lirë.

Të dy këta lojtarë mund t’i kushtojnë Barcelonës deri në 130 milionë euro./Lajmi.net/