Barcelona, asgjë pa Messin

Ish portieri i Bayern Munichut, Jean-Marie Pfaff ka thënë se Barcelona është e varur tek Lionel Messi dhe gjiganti bavarez është më i fortë si grup.

Sport

25/04/2015 10:36

Ish portieri i Bayern Munichut, Jean-Marie Pfaff ka thënë se Barcelona është e varur tek Lionel Messi.

Gjiganti katalan dhe ai bavarez do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, Pfaff, i cili luajti për Bayernin gjatë periudhës 1982-1988 beson se skuadra gjermane e ka avantazhin ndaj Barcelonës.

“Barcelona është ekip i mirë por besoj se Bayern Munich është më i fuqishëm në kolektiv”, deklaroi belgu për “Sport1”.

“Nëse Messi nuk ka një ditë të mirë, gjysma e ekipit të Barcelonës nuk është mirë. Kurse, komplet ekipi i Bayernit nga portieri tek sulmuesit mund të kombinojnë mirë”, u shpreh ai.