Barcelona arkëton tre pikë nga udhëtimi në ‘San Memes’ (VIDEO)

Barcelona ka rrëmbyer tre pikë të rëndësishme në udhëtim te Athletico Bilbao.

Sport

28/10/2017 22:33

Katalanët kanë arritur që në ‘San Memes’ të mposhtin  0-2 Bilbaoan, në ndeshjen e xhiros së dhjetë të La Ligas.

Messi pas një asistimi që mori nga Alba, arriti të dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36’ për 0-1.

Në minutën e 91′, Barcelona shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Paulinhos.

Kjo ishte fitorja e nëntë e Barcelonës këtë edicion pas dhjetë ndeshjeve, ku kryeson me 28 pikë, katër më shumë se Valencia dhe tetë më shumë se Real Madrid./Lajmi.net/