Barcelona apo Juventus, Pogba zgjedh klubin e ri

Paul Pogba duket i vendosur të largohet nga Manchester United.

Sport

25/09/2018 09:39

Paul Pogba spekulohet se do të largohet nga Manchester United, gjatë vitit 2019.

Mesfushori francez ka mosmarrëveshje me menaxherin Jose Mourinho dhe tashmë ka filluar të kërkojë një ekip të ri.

“Tuttosport” shkruan se Pogba dëshiron të rikthehet në Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Ai në vitin e fundit ka zgjuar interesim të madh edhe nga Barcelona.

Por, “Tuttosport” shkruan se: “Mesazhe të reja të ndarjes mes Pogba dhe Manchester United është përplasja e re me Mourinhon. Pogba e dëshiron Juventusin”. /Lajmi.net/