Barcelona-Alaves, ky futbollist “çmendi” tifozët e Realit në finale (FOTO)

Vlerësohet në maksimum paraqitja e Marcos Llorentes ndaj Barcelonës.

Sport

29/05/2017 10:38

Ylli i Real Madridit i huazuar te Alavesi, ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.

Sipas “Fichajes.net”, Llorente ishte i mahnitshëm në fushë, duke treguar që është i gatshëm për Realin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mesfushori ka treguar se është më se i gatshëm që të luajë për Realin. Ai bëri paraqitje me klas në pozicionim, rikuperim dhe kontrollim të topit, që janë tri aspekte kyçe për trajnerin Zinedine Zidane”, shkruan ky portal.

Mbetet të shihet nëse “Los Blancos” do ta kthejnë futbollistin në “Santiago Bernabeu” gjatë verës. /Lajmi.net/

cats