Barcelona +7 ndaj Real Madridit, befasi nga Ramos

Sergio Ramos nuk e sheh si problem rikthimin në krye të renditjes në La Ligë.

Sport

21/09/2017 12:42

Sergio Ramos beson se Real Madrid mund të rikuperojë disavantazhin ndaj Barcelonës në garë për kreun e tabelës në La Ligë.

Gjiganti katalan kryeson me shtatë pikë më tepër se “Los Blancos”.

Por, kapiteni i Real Madridit nuk e sheh si problem rikthimin në krye të renditjes, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk është shumë diferencë e madhe të jesh 7 pikë larg Barcelonës”, ka deklaruar kapiteni i Real Madridit. /Lajmi.net/