Barcelona, 50 milionë ‘like’ në Facebook

Barcelona është bërë klubi i parë sportiv që arriti në 50 milionë anëtarë në rrjetin social Facebook, ka njoftuar gjiganti katalan. Profili i Barcelonës në Facebook që u shërben tifozëve fotografi dhe xhirime, ka më së shumti anëtarë nga Indonezia, 4.73 milionë, Meksika (3.5), Brazili (2.5), Shtetet e Bashkuara (2.1) dhe Turqia (1.75), ka bërë…

Sport

03/01/2014 13:00

Barcelona është bërë klubi i parë sportiv që arriti në 50 milionë anëtarë në rrjetin social Facebook, ka njoftuar gjiganti katalan.

Profili i Barcelonës në Facebook që u shërben tifozëve fotografi dhe xhirime, ka më së shumti anëtarë nga Indonezia, 4.73 milionë, Meksika (3.5), Brazili (2.5), Shtetet e Bashkuara (2.1) dhe Turqia (1.75), ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e klubit ( Rritja e fansave nga viti në vit[/caption]

“Të jemi klubi i parë sportiv në botë me 50 milionë fansa në Facebook është burim i krenarisë dhe përgjegjësi ndaj tyre”, deklaroi Didac Lee, drejtor i Barcelonës i përgjegjës për çështjet e teknologjisë.

Real Madrid nuk është larg prapa rivalit Barcelona me 46.7 milionë anëtarë kurse ylli portugez Cristiano Ronaldo ka gati 69 milionë, mbi Lionel Messin, 52.