Barcelona, 50 milionë euro për Pogban

Barcelona është duke menduar të bëjë revolucion gjatë verës. Gjiganti katalunas ia ka vënë syrin mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, për të cilin ofron 50 milionë euro.

Sport

15/06/2014 14:37

I kërkuar edhe nga Saint-Germain, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba mund të jetë një emër i nxehtë i ‘merkatos’ gjatë kësaj vere.

Sipas të së përditshmes italiane Tuttosport, Barcelona ia ka ofruar Juventusit 50 milionë euro, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit francez.

Një ide, e cila nuk është për t’u hedhur poshtë.

Në ndërkohë, Bianconeri janë në kërkim të sulmuesit Alexis Sanchez dhe mund të ndodh një shkëmbim eventual ndërmjet dy skuadrave.