Barcelona, 40 milionë euro për një mbrojtës (FOTO)

Barcelona duhet të paguajë 40 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.

Sport

27/05/2016 09:06

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger kërkon 40 milionë euro për shitjen e mbrojtësit të djathtë, Hector Bellerin, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Bellerin konsiderohet si pasardhës i Dani Alves, i cili pritet të largohet nga klubi pas tetë sezonesh dhe 23 titujve në Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Barcelona ka identifikuar Bellerinin si futbollistin e duhur për zëvendësimin e tij.

Por, “Gunners” kërkojnë një çmim të lartë për shitjen e tij.