Barcelona 2:2 Celta Vigo, notat e lojtarëve

Barcelona ka barazuar 2:2 në “Camp Nou” me Celta Vigon, që tani shkon në nëntë pikë më shumë se Reali, diferencë kjo që mund të ngushtohet në gjashtë në rast të fitores sonte kundër Athletic Bilbaos.

Sport

02/12/2017 16:09

Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Iago Aspas në minutën e 20’. Barazoi gjithçka Leo Messi në atë të 22’të, ndërsa Luis Suarez në minutën e 62’të shënoi për epërsinë e katalunasve.

Por, pak minuta më vonë, në atë të 70’të, Maximiliano Gomez realizoi për 2:2, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Vlerësimet e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/