Barça rivalizon Unitedin dhe Liverpoolin për yllin e Bundesligas

Barcelona është futur në garë për të siguruar shërbimet e superyllit të Wolfsburgut, të riut Ricardo Rodriguez.

Sport

03/11/2014 12:08

Infoticker.ch raporton se Barcelona i është futur luftës së Unitedit dhe Liverpoolit, për të siguruar shërbimet e lojtarit që vlerësohet shumë, Ricardo Rodriguez.

Barcelona është duke konsideruar shitjen e Jordi Albas te Arsenali apo Manchester City gjatë janarit, dhe Rodriguez pritet të jetë zëvendësuesi i tij.

22 vjeçari është njëri ndër lojtarët më të mirë të Bundesligës, i cili gjithashtu ishte impresionues gjatë sezonit të kaluar duke luajtur gjithashtu në Kampionati Botëror me Zvicrën. Ai ka tërhekur interesin e shumë top-skuadrave europiane.