Barça nuk e lëshon titullin

Barcelona është e vendosur ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, pasi iu dha kjo mundësi në xhirot e fundit. Lionel Messi beson se gjiganti katalunas do t’i fitojë dy ndeshjet e fundit të sezonit, për t’u shpallur kampionë të Spanjës.

Sport

09/05/2014 11:27

Barcelona e ka një mundësi ideale për t’u shpallur kampione e Spanjës. Gjiganti katalunas duhet t’i fitojë dy ndeshjet e fundit të sezonit, për ta fituar epitetin e më të mirit të La Ligas.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe Lionel Messi, i cili beson fuqishëm se ai me shokë nuk do ta lëshojnë këtë mundësi të artë.

“Këtë Ligë nuk do ta lëshojmë”, ka thënë argjentinasi për të përditshmen spanjolle ‘Sport’, i bindur se ekipi i Tata Martinos mund ta mposht Elchen në udhëtim në fundjavë dhe Atletico Madridin, në ndeshjen e fundit të sezonit në Camp Nou.

Gjithashtu, 26 vjeçari ka thënë se është i lumtur që do ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas, ndërsa synon ta fitojë edhe çmimin ‘Pichichi’, si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe ‘Këpucën e Artë’, si goalshënuesi më i mirë në Evropë.