Barca në sulm për talentin e Bundesligës

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, është shfaqur në shënjestrën e Barcelonës.

Sport

14/12/2018 11:14

Talenti 19 vjeçar i Bayer Leverkusen, Kai Haverzt, mund të transferohet në ‘Camp Nou’.

‘Mundo Deportivo’ raporton se mesfushori 19 vjeçar po monitorohet nga Barcelona, përcjell ‘lajmi.net’.

Katalanët kanë përcjell nga afër zhvillimin e lojtarit së fundi në Bundesligë, me Bayern Munich që po ashtu mund të futet në garë për Havertz.

19 vjeçari Havertz këtë sezon te Bayer Leverkusen ka kontribuar me katër gola dhe dy asistime./Lajmi.net/