Barca në aksion, bëhet gati për dy transferime të mëdha

Vera e vitit 2018 do të jetë atraktive për tifozët e Barcelonës, që pritet të ketë ndryshime në skuadrën e tyre.

Sport

08/07/2018 21:49

Largimi i Andres Iniestas dhe Paulinhos, ka bërë që Barca të mendojë për zëvendësimet.

Ditëve të fundit ka raportime për rritje të interesimit për yllin e Chelsea, Willian, i cili po ashtu po kërkohet edhe nga Manchester United, saktësisht nga Jose Mourinho.

Emri tjetër që ka dalë në media, është ai i PSG-së, Adrian Rabiot.

Chelsea kërkon 80 milionë euro për Willian, çmim përafërsisht i njëjtë është edhe ai i Rabiot./Lajmi.net/