Barca me 8 mungesa ndaj Villarreal, ja si mund të jetë formacioni startues i Valverde

Barcelona do të përballet me Villarrealin për ndeshjen e xhiros së 14-të në La Liga.

Sport

02/12/2018 10:45

Në këtë ndeshje, trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, nuk do mund të llogarisë në tetë lojtarë, si pasojë e problemeve me lëndimet.

E gjymtuar është faza e mbrojtjes, në të cilën mungojnë Thomas Vermaelen, Samuel Umtiti e Sergi Roberto, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, mungesa të mëdha janë edhe Luis Suarez e Arthur Melo, shtuar këtu edhe emrat e Rafinha, Samper e Cillessen.

Por, si mund të jetë formacioni i Valverdes në këtë ndeshje mjaft të vështirë?

Në portë padyshim se do të jetë Ter Stegen. Në fazën e mbrojtjes, në mungesë të opsioneve tjera pritet që të startojnë Semedo, Pique, Lenglet dhe Jordi Alba.

Mesfusha pritet të përbehet nga Busquets, Rakitic dhe Arthuro Vidal, i cili në mungesë të Arthur e Rafinha  pritet të jetë zgjedhja e parë.

Sulmi, në mungesë të Suarez pritet ta gjejë Dembelen në krahun e djathtë, Messin në qendër dhe Coutinhon në krahun e majtë. /Lajmi.net/