Barca kërkon edhe një mesfushorë, në listë ka katër emra

Barcelona vazhdon të shfaq interesim për nënshkrimin edhe të një mesfushori.

Sport

11/08/2018 19:17

Katalanët që do të nisin sezonin e ri në La Liga si kampion, deri më tani kanë nënshkruar me katër lojtarë.

Arturo Vidal, Julen Lenglet, Arthur dhe Malcom, janë lojtarët e transferuar nga Barcelona këtë afat kalimtar.

Këtyre emrave deri në fund të afatit kalimtar mund të ju shtohet edhe një përforcim.

Mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona është e interesuar të sjellë edhe një mesfushorë, duke bërë të ditur edhe emrat.

Frankie de Jong, Miralem Pjanic, Adrien Rabiot dhe Thiago, janë emrat që po kërkohen nga Barcelona./Lajmi.net/