‘Barca ishte në bisedime me David Luiz’

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi ka zbuluar se skuadra e Barcelonës ishte gjithashtu në bisedime për të transferuar David Luizin nga Chelsea.

Sport

03/09/2014 17:32

Al-Khelaifi ka thënë se PSG ka arritur që me sukses të lartë ta mposhtë Barcelonën, e cila ishte gjithashtu në garë për shërbimet e mbrojtësit brazilian.

“Trajneri i skuadrës sonë, Laurent Blanc e dëshironte me çdo kusht transferimin e David Luiz”.

“Ne vendosëm ta transferojmë atë para Kupës së Botës sepse e kemi ditur se Barcelona ishte gjithashtu në bisedime me Chelsean”, tha presidenti i PSG.