Barça ia mësyn David Luizit

David Luiz mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës. Qendërmbrojtësi i Chelseat mund të largohet nga Londra, për të kaluar në Camp Nou. Katalunasit e kanë objektiv kryesor futbollistin brazilian.

Sport

21/04/2014 11:17

Barcelona është e sigurt se FIFA do t’ia heq dënimin që ia dha së fundmi, duke ia ndaluar transferet në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Për këtë, gjiganti katalunas po mendon qysh tash për përforcimet që mund t’i bëjë gjatë verës.

Siç dihet, Carles Puyol gjatë verës do të përshëndetet me ekipin nga Camp Nou, kështu që Barça ka nevojë për një qendërmbrojtës kualitativ.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, Barcelona do ta nis ofanzivën për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, David Luiz.

Gjiganti spanjoll ka kohë që e pëlqen futbollistin brazilian, por kjo verë shihet si periudha ideale që Luiz të transferohet në Camp Nou.