Barça i kërkon Hummels e Vertonghen

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Gjiganti katalunas i ka nisur kontaktet me Hummels e Vertonghen dhe njëri prej tyre mund të përfundojë në Camp Nou këtë verë.

Sport

13/07/2014 11:05

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi, për ta zëvendësuar veteranin Carles Puyol, i cili u largua nga Camp Nou.

Ishin të shumtë emrat që përmendeshin si zëvendësues të mundshëm të tij, ndërsa së fundmi flitet më shumë për dy futbollistë.

Janë Matts Hummels dhe Jan Vertonghen janë dy objektivat kryesorë të Barcelonës dhe njëri prej tyre mund të bëhet ‘katalunas’, shkruan e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo.

Futbollisti i Borussia Dortmundit po shfaq paraqitje të shkëlqyeshme në Botëror dhe i ka bindur drejtuesit e Barçës ta transferojnë. Ai kushton 25 milionë euro.

Ndërkaq, mbrojtësi belg i Tottenham është një alternativë e futbollistit gjerman.