Barca heq dorë nga Neymar, kërkon shkëmbim me Verrattin (FOTO)

Barcelona vazhdon të insistojë për mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, dhe për të siguruar shërbimet e tij, është e gatshme të heq dorë edhe nga Neymar.

Sport

27/05/2017 18:36

Tashmë nuk është një sekret dëshira e Barcelona për të nënshkruar me Marco Verratin, gjatë afatit kalimtar veror.

Por, edhe pse Nasser Al Khelaifi ka insistuar vazhdimisht se 24 vjeçari nuk është në shitje, skuadra katalane është e gatshme të bëjë një ofertë të re, duke përfshirë edhe sulmuesin brazilian, Neymar.

Sipas ‘Yahoo’, Barcelona i ka bërë një propozim PSG-së, duke i ofruar Neymarin, në shkëmbim me Marco Verrattin.

Për Neymar interesim të madh prej kohësh kanë shprehur edhe Manchester City dhe Manchester United./Lajmi.net/