Barca e transferon talentin spanjoll për 25 milionë euro

Dani Olmo mund të rikthehet te Barcelona.

Sport

15/11/2018 08:09

Katalanët janë të interesuar të rikthejnë në skuadër sulmuesin e Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, shkruan Sport.es, përcjell ‘lajmi.net’.

Olmo ka qenë në Barcelonë nga mosha nëntë derisa në moshën 16 vjeçare, para se të transferohej në Kroaci, ku u bë lojtar kyç i skuadrës së Dinamo Zagrebit, për të fituar edhe një thirrje në Spanjën U21.

Manchester United, Liverpool dhe Borussia Dortmund po ashtu janë në ndjekje të 20 vjeçarit.

Kartoni i Dani Olmo vlerësohet rreth 25 milionë euro./Lajmi.net/