Barça e Reali, ‘luftë’ për Rodriguez

Barcelona dhe Real Madridi nuk janë rivalë vetëm në fushë. Gjigantët spanjollë e kanë nisur një ‘luftë’ edhe për yllin kolumbian, James Rodriguez.

Sport

14/07/2014 18:06

Barcelona i ka hyrë sërish në hise Real Madridit. Pasi ia mori nga duart Neymarin dhe Luis Suarezin, gjiganti katalunas ia ka mësyrë edhe një tjetër objektivit të Los Blancos.

Bëhet fjalë për James Rodriguez, yllin kolumbian që shkëlqeu në Botërorin e Brazilit.

Lajmin e ka konfirmuar portali “Elconfidencial.com”, sipas së cilit, presidenti i Blaugrana, Josep María Bartomeu e ka ndërmend t’ia bëjë Monacos një super-ofertë për lojtarin.

Gjithnjë sipas këtij portali, Barça do ta bëjë ofertën prej 90 milionë eurosh për Rodriguez, por vetëm në verën e vitit tjetër.

Ndërkohë, Reali e do Jamesin gjatë kësaj vere dhe vetë futbollisti e ka pranuar se ëndërron të luajë në Santiago Bernabeu.